Trump viziton Kenoshan, pavarësisht thirrjeve për të mos shkuar

01/09/2020 22:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai është nisur për në Kenosha të Uiskonsinit, një qytet që është tronditur nga trazirat dhe dhuna.

Protestat nuk janë ndalur në Kenosha që nga 23 gushti, pasi policia e qëlloi afrikano-amerikanin, Jacob Blake, shtatë herë në shpinë.

Blake, 29 vjeçar ka mbetur i paralizuar.

Përfaqësuesit demokratë i kanë bërë thirrje presidentit Trump të qëndrojë larg nga Kenosha.

Trump u tha gazetarëve, para se të niste udhëtimin, se ai do të vizitojë Kenoshan për të falënderuar autoritetet e zbatimit të ligjit dhe Gardën Kombëtare “për një punë të bërë mirë”.

Ai tha se nuk e dinte nëse do të fliste me një anëtar të familjes Blake gjatë tij vizitës.

“Nuk e di akoma. Do të shohim”, tha Trump.

Guvernatori demokrat i Uiskonsinit, Tony Evers, vendosi në rrugë Gardën Kombëtare për të shuar trazirat.

Evers tha në një letër drejtuar Trumpit më 30 gusht se ai është i shqetësuar se prania e Trumpit “vetëm do të vonojë punën për të kapërcyer ndarjen dhe për të ecur përpara së bashku”.

Uiskinson është shteti kryesor i betejës në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor. Në këto zgjedhje Trump garon për rizgjedhje ndaj rivalit demokrat, Joe Biden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA