Llogaritë e postës eletronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve të Parlamentit të Norvegjisë janë hakuar, si pjesë e një sulmi kibernetik që ka ndodhur në ditët e fundit, raporton Reuters.

“Në bazë të analizës sonë, sasi të ndryshme të të dhënave janë shkarkuan”, tha parlamenti në një deklaratë, pa identifikuar deputetët apo stafin e prekur nga sulmi kibernetik.

Autoriteti Norvegjez i Sigurisë Kombëtare (NSA) ka ndihmuar për të ndalur sulmin.

“Ne kemi qenë të përfshirë për disa ditë, po e ndihmojmë parlamentin me analiza dhe asistencë teknike”, tha zëdhënësi i NSA-së, Trond Oevstedal.

Ende nuk janë dhënë informacione se kush qëndronte pas sulmit kibernetik.

Përpjekjet për të ndaluar sulmin patën “një efekt të menjëhershëm”, tha Marianne Andreassen, një zyrtare e lartë e parlamentit norvegjez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA