Sudan, rritet në 93 numri i viktimave nga përmbytjet

01/09/2020 10:44

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Sudan është rritur në 93.

Ministria e Brendshme sot tha se 93 persona kanë vdekur, 43 janë plagosur dhe më shumë se 5.000 bagëti janë zhdukur ndërsa rrugët janë dëmtuar nga përmbytjet, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në vend që nga 1 gushti.

Më herët, mijëra shtëpi u dëmtuan si rezultat i nivelit të ujit në lumin Nil për shkak të reshjeve të mëdha, të cilat kanë vazhduar për katër ditë në kryeqytetin Khartoum dhe shtetet tjera.

Autoriteti i Meteorologjisë së Sudanit ka paralajmëruar qytetarët se reshjet e shiut do të vazhdojnë të mërkurën dhe i ka këshilluar ata që jetojnë në zonat afër rrjedhave të ujit të marrin masa paraprake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA