Gati 90 përqind e njerëzve të testuar për COVID-19 në Massachusetts, në Neë York dhe Nevada gjatë muajit korrik kishin shumë pak gjurmë të virusit, dhe fakti që dolën pozitivë kjo sipas ekspertëve mund të ndodhë edhe për shkak se testet e sotme janë “tepër të ndjeshme”.
Specialistët e shëndetësisë mendojnë se testimi PCR – mënyra më e përhapur aktualisht për të diagnostikuar COVID-19-, duhet të pësojë disa rregullime në mënyrë që të përjashtojë njerëzit të cilët kanë sasi të parëndësishme të virusit në trupat e tyre, sepse ka të ngjarë që ata të mos jenë ngjitës.
Sot testi PCR, nuk thotë shumë për nivelin e virusit që njeriu ka në trup. Sot në Shtetet e Bashkuara ka gati 6 milionë raste dhe ka mbi 182,000 vdekje.
SHBA-ja regjistroi të djelën një normë pozitive ditore prej 8.62 përqind, sipas të dhënave të Institutit Johns Hopkins. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se vendet që kanë kryer testime të gjera për COVID-19, duhet të qëndrojnë në nivelin në 5 përqind ose më të ulët se kaq për të paktën 14 ditë përpara rihapjes.
Top Channel