Rama “kërcënon” të vetët: Kush nuk jep më të mirën, nuk mund të jetë pjesë e formacionit tonë

01/09/2020 18:42

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur pas përfundimit të mbledhjes me grupin parlamentar të PS-së u tha deputetëve se nuk ka kohë për të për të rrotulluar arra nëpër gojë, pasi shqiptarët presin shumë nga PS-ja.

Rama tha se gjithësecili duhet t’i kërkojë llogari vetes.

“Askush sot nuk e ka të garantuar vendin në këtë skuadër. Është koha për të reflektuar se çfarë mund të bëj unë për PS-në . Koha për
të menduar se çfarë mund të bëjë PS për mua ka mbaruar. Kushdo nuk do jap gjithçka ka nuk do jetë pjesë e atij formacioni, PS është i vetmi emër që do e çojë Shqipërinë para“, tha ai.

“Është shumë e qartë se paaftësia dhe papërgjegjshmëria, që rëndon e stimuluar nga ligësia, e atyre që udhëheqin partitë e tjera, nuk mund të jenë arsye për ta fituar ndeshjen pa kundërshtarë. Është bindja ime si shqiptar, si qytetar dhe prind, se të gjithë e kanë potencialin për të qenë pjesë e skuadrës më 2021, por askush nuk e ka sot të garantuar këtë vend.

Atë do ta fitojë deri në fund, pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’. Besoj se është një sezon me rëndësi të madhe, jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për një ristart me energji të reja, duke bërë çdo ditë atë që duhet për t’iu përgjigjur pyetjes ‘çfarë bëra unë sot për PS’. Shqipëria do të vazhdojë kthesën e fortë dhe pa diskutim që në mandatin tonë të tretë Shqipëria do të jetë në një nivel tjetër”, tha Rama.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/09/01/rama-shqiptaret-nuk-kane-nje-alternative-me-te-mire-se-une-dhe-ps-edhe-te-dielen-po-te-beheshin-zgjedhjet-do-fitonim/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA