Plastika kudo, gjendet edhe tek bora në malet me te larta!

01/09/2020 13:32

Male të larta të paprekura nga ndotja? Tani jo më! Plastika është në det e tani u zbulua se gjendet edhe tek dëbora.

200 milion pjesëza të saj bien cdo vit bashkë me borën në malet e Luginës së Aostës, cka korrespondon me 25 kilogramë plastikë. Këto janë rezultatet e para të hulumtimit të kryer mbi mbetjet nga reshjet e dëborës gjatë vitit falë kampioneve të mbledhura në Valle d’Aosta ne periudhën e fundit te dimrit dhe të pranverës.

Në këtë mënyrë, u gjetën grimca që i shtynë kërkuesit të dalin në përfundimin se plastika dhe mikroplastika ka mbërritur edhe në malet më të larta të Italisë. Kampionet e borës u analizuan nga ekspertë lokalë në bashkëpunim me Universitetin e Milanos, nën drejtimin e profesorëve Marco Parolini dhe Roberto Ambrosini. Në tetë litra borë të shkrirë u gjetën 40 grimca, 45% e të cilave ishin mikroplastike e 43% fibra celuloze.

Mikroplastika ka nisur të kthehet në një shqetësim gjithmonë e më të madh për mjedisin, por edhe për vetë shëndetin e njeriut. Vitin e kaluar, OBSH kërkoi me ngulm të bëhen më shumë kërkime rreth ndikimit mbi shëndetin ndërsa një zëdhënës i saj tha se mikroplastika sot gjendet kudo!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA