Kreu i qeverisë iraliane Ayatollah Seyyed Ali Khamenei tha sot se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tradhtuar botën muslimane me marrveshjen e normalizimit të lidhjeve me Izraelin, por tradhtia nuk do të zgjasë shumë.
“Emiratet e Bashkuara kanë tradhtuar botën islamike, kombet arabe dhe kauzën e çmuar të Palestinës”, tha Khamenei në një takim në lidhje direkte me ministrinë iraniane të arsimit.
“Sigurisht që kjo situatë nuk do të zgjasë shumë dhe njolla e turpit do të mbetet në fytyrën e atyre ka harrojnë pushtimin e Palestinës dhe largimin e kombit palestinez për të lejuar në rajon izraelitët”.
Khamenei shprehu më tej përçmim për bashkëpunimin e Abu Dabit me Izraelin dhe elementët sipas tij, “më të ligë” në administratën e SHBA, për veprimet e tyre “brutale” kundër interesave të rajonit dhe kombeve islamike.
Top Channel