Ndotet bregu i lumit Gjanica, persona të pa identifikuar hedhin gjatë natës mbetje të thertoreve

01/09/2020 14:12

Lumi Gjanica prej disa ditësh po ndotet nga mbetjet e thertoreve.

Qytetarët kanë dërguar pamjet në redaksinë e Top Channel ku ngrenë shqetësimin se prej disa ditësh në orët e vona të natës pranë fshatit Panahor, hidhen mbetje nga thertore të ndryshme.

Kjo ka shkaktuar erë të keqe në zonë dhe një burim infektimesh. Ndërkohë ende nuk ka reagim nga autoritet për këtë fenomen negativ që po vijon të përsëritet.

 

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel