TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur shkurt akuzave të Partisë Demokratike për sa i përket dy zyrtarëve të lartë të Policisë, Gjovalin Loka dhe Artan Shkëmbi, ku i cilësonte si ish- sigurims.
Nga Korça, Lleshaj ka vlerësuar numrin dy të policisë së shtetit, Gjovalin Lokën, duke thënë se mban përgjegjësi të plotë, pasi ka qenë ai që e ka emëruar.
“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit. Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar Lleshaj.
Deklarata u bë në Korçë, ku ministri Lleshaj mori pjesë në prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e policisë kufitare, forcave shqiponja të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj.
Kujtojmë se akuzat e PD erdhën menjëherë pas vendimit të Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi në detyrë Lokën.
Top Channel