Ka shkaktuar reagime ushtrimi i dhunës nga policia ndaj dy protestuesve femra, njëra prej të cilave shtatzënë, të cilat po protestonin kundër masave të koronavirusit.
Bëhet e ditur se policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve të cilët u mblodhën pa leje përpara Monumentit të Fitores që ndodhet në Tiergarten.
Sipas pamjeve në median sociale, vërehet se 4 policë shtrijnë përtokë një femër për ta prangosur ndërsa pas rezistencës së gruas shihet se një nga policët godet ashpër me grusht gruan.
Pas shpërndarjes së pamjeve në median sociale, përdorusit e rrjeteve kanë reaguar kundër aplikimit të dhunës policore ndaj protestueses.
Në një deklaratë nga policia e Berlinit, mësohet se ndaj gruas në fjalë që nuk zbatoi masat e COVID-19 kanë filluar hetime pas përballjes së saj me dhunën gjatë arrestimit të saj.
Sipas lajmeve në mediat gjermane, mësohet se policia ka ushtruar dhunë edhe ngaj një gruaje tjetër që ishte shtatzënë dhe se ajo është shtypur nga policia e cila e ka shtrirë përtokë.
Në deklaratën e policisë thuhet se gruaja shtatzënë ka pështyrë dhe ka bërë rezistencë ndaj policisë dhe se që të dyja gratë kanë refuzuar të shkojnë në spital.
Top Channel