Ushtria e Shteteve të Bashkuara të shtunën akuzoi dy pilotë të avionëve luftarak të Rusisë për provokim të një avioni bombardues B-52 që po kryente ‘operacione rutinë’ mbi Detin e Zi të Premten në mëngjes.
Sipas një deklarate nga Forca Ajrore, dy avionë rusë Su-27 kaluan disa herë ‘në hundën’ e avioni amerikan B-52 disa ndërsa fluturonte mbi hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Ushtria amerikane tha se zhvendosja e pilotëve rusë në mënyrën të përsëritur shkaktoi turbulencë për avionin amerikan, duke kufizuar aftësinë e pilotit për të manovruar.
Ndërkohë ditën e djeshme Pentagoni ka publikuar pamjet e filmuara nga një bombardues B-52 amerikan që po fluturonte.
Në këto pamje shihet se si një avion Su-27, një nga mjetet më moderne të ushtrisë së Moskës, teksa i afrohet bombarduesit amerikan jo më larg se 15 metra.
Top Channel