Një 28-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Më pas, ka rezultuar se i ri kishte kryer edhe disa vjedhje në qytetin e Durrësit.
Durrës
Dhunoi nënën e tij, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari, i cili rezultoi se kishte kryer edhe disa vjedhje në qytetin e Durrësit.
Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të ndodhura gjatë muajit gusht, të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari, i cili ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje dhe zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, arrestuan shtetasin:
S. U., 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Në vijim të veprimeve dhe hetimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit gusht:
Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, 1 biçikletë dhe 700 euro në banesën e shtetases K. U.
Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kabllonë elektrike të shtetasit M. Th.
Më datë 21.08.2020, në lagjen nr. 15, në plazh “Porto Romano”, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases Y. T.
Më datë 09.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetases A. Sh.
Më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. F.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”.
Top Channel