Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 819 vdekje, ndërsa në Brazil 553.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 69.921 raste të reja, duke e rritur në 3.691.167 numrin e të infektuarve ndërsa me 819 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 65.288.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 2.839.833.
Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 45.961 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, ka arritur në 3.908.272 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 121.381 me 553 vdekje të reja.
Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 804.342 raste dhe 30.014 vdekje nga COVID-19.
Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.097.734.
Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.
Top Channel