Durrës- Pronarë lokalesh dhe menaxherë dasmash ditën e sotme kanë organizuar një protestë në Sukth të Durrësit. Ata kanë kërkuar që qeveria apo ministria e Shëndetësisë të nxjerrë një ligj e protokoll që ata të ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Kujtojmë që prej disa muajsh organizimi i dasmave është ndaluar në kuadër të aktit normativ të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar infektimet me covid-19.
Të pranishmit në këtë protestë janë shprehur se ka favorizim për disa biznese në periferi dhe Tiranë që lejohen të organizojnë dasma, ndërsa ndaj të tjerëve policia aplikon gjoba
‘Po na trajtojnë me dy standarde’ është fjalia që dëgjohet të thuhet më së shumti nga biznesmenët e revoltuar.
‘Para një viti kam marrë kredi, këtë vit e kisha shumë të mbarë. U penalizova tani. Kisha mbi 20 dasma, e kuptoj unë punën e virusit, po më vjen inat pse tani ne këtë zonë nuk bëjmë dhe në vendet e tjera bëjnë, klienti ime e ka bo në Kavajë, në Tiranë. O për të gjithë një portokoll o mos të bëhet. Taksat të gjitha i kam paguar. Kemi përfituar pagën e luftës por kemi shlyer detyrimet. Po falimentojmë’- është shprehur pronari i një lokali dasmash në zonën e Sukthit.
Top Channel