Aksident fatal në Mamurras -Fushë Krujë/ Pas përplasjes nga makina, 23-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

01/09/2020 21:46
Foto ilustruese

Në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti në Mamurras, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q.,është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Kurbin për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendgjarje punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel