Numri i vdekjeve nga koronavirus në Afrikë sot ka arritur në shifrën 29.833, theksuan Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Së paku 1.25 milionë njerëz janë prekur nga koronavirusi ndërsa 985.803 pacientë janë shëruar, sipas përditësimit më të fundit të agjencisë shëndetësore.
Afrika Jugore ka regjistruar 672.600 raste, Afrika Veriore 230.600, Afrika Perëndimore 160.600, Afrika Lindore 134.400 dhe Afrika Qendrore 54.400 raste.
Së paku 15.100 persona kanë vdekur nga ndërlikimet e lidhura me virusin në Afrikën Jugore, 8.500 në Afrikën Veriore, 2.700 në Afrikën Lindore, 2.400 në Afrikën Perëndimore dhe 1.100 në Afrikën Qendrore.
Etiopia deri më tani ka regjistruar 52.131 raste, 809 vdekje dhe 18.994 të shëruar.
Në gusht, vendi i Afrikës Lindore filloi një fushatë mobilizimi dhe testimi të komunitetit për dy javë, që synonte kryerjen e 200 mijë testeve.
Top Channel