50 refugjatët e kapur në Durrës/ Për 2000-4000 euro u premtohet dërgimi në Itali

01/09/2020 19:22
Refugjatët e kapur sot

50 refugjatë u kapën sot nga policia në Durrës. Nevoja për punë dhe një jetesë më të mirë ka sjellë vitet e fundit mjaft egjiptianë në Durrës ku janë punësuar legalisht në sektorin e peshkimit.

Shumë të tjerë enden në rrugët e Durrësit e Tiranës, së bashku me shtetas të tjerë sirianë dhe marokenë me shpresën për të kaluar në Itali. Ata që dështojnë kalimin nga porti i Durrësit synojnë rrethinat e largëta bregdetare, të kontaktuar nga persona që u premtojnë kalimin me skafe në bregun tjetër të Adriatikut.

Përmes kësaj vale të re refugjatësh është aktivizuar linja e trafikimit të qenieve njerëzore.

Kundrejt 2000-4000 euro refugjatëve u premtohet dërgimi në Itali, po shumica e tyre janë pa të ardhura e përpiqen t’i gjejnë dhe duke vjedhur, apo bërë punë të rëndomta.

Të tjerë në pamundësi tentojnë kalimin në këmbë të kufirit shqiptaro-malazez përmes Shkodrës për të udhëtuar më tej drejt Italisë.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/09/01/u-gjeten-nga-turistet-kosovare-policia-kap-50-refugjatet-tek-kepi-i-rodonit-do-iknin-ne-itali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA