23 vjet më parë, do të humbte jetën në një aksident tragjik princesha Diana, të cilën ende dhe sot vazhdojnë ta quajnë “nëna e shume nismave filantropike”. Përpjekjet e saj për të ngritur shqetësimeve humanitare jo vetëm e “ bënë monarkinë britanike të dukej më njerëzore”, por rrëmbyen edhe vëmendjen e mbare botës, thotë The Time.
Dianën sot e njohin si “Princesha e Popullit”. Në një intervistë të realizuar në vitin 1995, dy vjet përpara vdekjes, ajo thoshte se do “ t`i pëlqente që të ishte mbretëreshë”.
Por nuk po fliste për fronin e Anglisë, sipas CNN; po thoshte në fakt, se do të donte shumë që të ishte një “ mbretëreshë në zemrën e popullit”. Famën e saj, e përdori për të rritur ndërgjegjësimin mbi një sërë problemesh duke nisur nga sëmundja e lebrës e deri tek dhuna në familje dhe shëndeti mendor. Në 1987-tën mbushi titujt e gazetave kur qëllimisht shtrëngoi duart me një pacient të prekur nga Hiv/Aids.
Në muajt përpara aksidentit, vëmendjen e madhe mediatike të hedhur mbi të e spostoi mbi rreziqet e punës në minierat e Angolës. Diana sot, gati tre dekada më vonë, vazhdon të mbetet popullore dhe mjaft e dashur pikërisht për shkak se njerëzit ndjenin se arrinin të krijonin një lidhje shpirtërore me të.
Në 19916-tën, princesha kishte finalizuar divorcin me princin Charles, por syri i medias e ndoqi me të njëjtin ritëm edhe gjatë lidhjes me Dodi al Fayed. Të dy ata dhe shoferi Henri Paul vdiqën kur Mercedesi me të cilin udhëtonin u përplas në një tunel jo shumë larg kullës së Parisit, teksa po tentonin t`i shmangeshin paparacëve.
Top Channel