14 vjet për të legalizuar shtëpinë/ Sorollatjet pa fund të qytetarëve në sportelet e Kadastrës Elbasan

01/09/2020 12:18

Vladimir Salianji prej 14 vitesh endet në zyrat e Aluiznit dikur e më pas të Kadastrës për të legalizuar shtëpinë e tij.

Dosja disa herë ka humbur zyrave ndërsa për emigrantin koha është e kufizuar për të nisur çdo gjë nga fillimi.

Duket se çështja e pronave është një nga ngërçet më të mëdha e më të vështira për tu zgjidhur në Shqipëri.

Hekuran Balit nga fshati Trojas i Belshit, një pjesë të mirë të tokës ja mori rruga Cerrik-Belsh. Prej dy vitesh ai endet nëpër zyra për të marrë shpronësimin e tokës së tij dhe pasi ka humbur kaq shumë kohë, para dhe mund, duket se më në fund po merr atë që i takon.

Probleme disa dhjetëra vjeçare mbajnë çdo ditë qytetarët në dyert e kadastrës me shpresën e një zgjidhje. Me e vështirë situata paraqitet kur ka mbivendosje të pronave, disa herë shitje apo procese gjyqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA