Universitetet, publikohet renditja/ Më 2 shtator nis faza e parë e regjistrimeve në 35 universitete

31/08/2020 15:11

Pritjes së maturantëve i erdhi fundi. Duke nisur nga sot, u publikua renditja e maturantëve, që do të nisin studimet e larta, në 35 universitete publikeve private.

Janë rreth 22 mijë maturantë, që kanë aplikuar.  Renditja shikohet në portalin U-Albania, në këndin e maturantit.

“Nesër, pra më 1 shtator, maturanti ka të drejtë, të paraqesë aplikimin, nëse ka Ndërsa nga 2 shtatori nis regjistrimi, pranë fakulteteve.”

Regjistrimi do të kryhet me 7 faza 48 orëshe dhe mbyllet në 15 shtator. Më pas nis regjistrimi ne formularin A3.

20 mijë maturantë rezultuan me notë mesatare mbi 6.5, ndërsa 2000 të tjerët, e kanë nën 6.5.

Por kjo nuk do të thotë, se ata privohen nga shkolla e lartë. Mund të ndjekin shkollim të lartë 2 vjeçar.

Në majë të listës së degëve më të kërkuara, qëndrojnë Teknologji Informacioni dhe Inxhinieritë, në vend të dytë Mjekësia dhe Shëndeti Publik, në vend të tretë renditet Ekonomiku dhe në të katërtin Mësuesia.

Top Channel