Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, autori plagos të riun dhe godet me qytën e armës një tjetër

31/08/2020 22:27

Gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë mbetur të plagosur 2 persona në Zall-Herr të Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, rreth orës 21:00, pranë një lokali, ku dy persona i prenë rrugës Klodian Beshirit, i cili po kthehej së bashku me bashkëshorten për në banesë. Pas konfliktit Beshiri ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në kofshë, shtetasin R. Q, 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M 23 vjeç.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se arma e autorit ishte pa leje dhe ai ka bërë deklarim të rremë përpara punonjësve të policisë duke pretenduar që ishte në detyrë komando.

Dy të lënduarit u dërguan menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar, shtetasin me inicialet K.B.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallezimin e konfliktit mes tre shtetasve.

Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit.

Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA