Një 59-vjeçar shqiptar goditi me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës. Policia greke tha se viktima quhet Petro Çako, 59-vjeç.

Ai ishte i shtruar në spital për probleme që nuk kanë lidhje me covid, por dyshohet se ka pasur  probleme psikike. Autoritet kanë sekuestruar kartelën e tij mjekësore dhe po hetojnë për shkaqet e tragjedisë.

Infermieria e plagosur,deklaroi se kishte shkuar në dhomën që mbahej pacienti Çako pasi kishte dëgjuar alarmin  për ndihmë nga dhoma e tij.

Pasi mbërriti në dhomë,kuptoi se  pacienti ishte fshehur mbas  portës dhe në moment ka dalë duke e goditur me një thikë kuzhine e duke e plagosur në shpinë. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FOTO GALERI
1/1
Një 59-vjeçar shqiptar goditi me thikë një infermiere dhe në vazhdim u hodh nga kati i 4-t i spitalit, duke gjetur vdekjen në vend.

Top Channel