Përmbytje në dimër e thatësire në verë.

Në Lezhë tokat e lëna pa mbjellë nuk janë rastësi, pasi mungesa e kullimit dhe vaditjes ndikojnë në uljen e sipërfaqeve të mbjella.

Këto janë vështirësi me të cilat përballen vazhdimisht fermerët lezhjanë dhe kjo sipas specialistit të bujqësisë, Gjovalin Gjeloshi vjen pasi vetëm 30% e sipërfaqes vaditët, ndërsa toka e pakulluara nuk jep rendimentin e duhur në prodhim, duke sjellë edhe dëm të madh te fermerët.

Gjeloshi thotë se është  e papranueshme që Bashkisë i janë kaluar kompetencat për mirëmbajtje, ku sipas tij bashkia nuk ka kapacitete e duhura. Bujqësia për shumë familje në Lezhë mbetet njëri nga sektorët më të rëndësishëm.

 

Top Channel