Ledri Vula dhe Sara Hoxha e kanë shijuar në maksimum verën e këtij viti si prindër në pritje në jug të Shqipërisë.

Megjithatë, duket se çifti i famshëm ka gjetur kohë edhe për angazhime të tjera larg njëri-tjetrit.

Reperi 34 vjeçar është ribashkuar me dy miqtë e tij, gjithashtu bashkëpuntërorë besnikë në muzikë, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu, për të pushuar sëbashku.

Ledri ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram disa video në story, ku shihet në një resort në plazh duke ia kaluar më së miri me shokët e tij.

Ndërkohë Sara, e ka shfrytëzuar këtë kohë për të realizuar setin e parë fotografik shtatzënë.
Modelja bukuroshe ka pozuar me barkun e rrumbullakosur për një firmë kosovare veshjesh, dhe dukej tërësisht mahnitëse.

Një ditë më vonë, ajo ka publikuar një video me bashkëshorten e Ermal Fejzullahut, Arianën, në një bar të Tiranës, duke lënë të mendohet se partnerët i kanë lënë ato në kryqytet për të pushuar vetë në jug të Shqipërisë!

FOTO GALERI
1/10

Top Channel