Fier/ Policia bën bilancin, 15 shoferë të arrestuar gjatë muajit gusht

31/08/2020 12:37

Fier – Policia Rrugore e qarkut Fier ka arrestuar 15 shtetas, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 3279 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

•145 masa administrative për pasagjerë jashtë vendeve të caktuara, për shkelje të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020;
• 1177 masa për parakalime të gabuara;
• 566 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 194 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
• 1197 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë dërguar në OASH 221 drejtues mjetesh, 23 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.

Policia Rrugore e qarkut Fier falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA