Fabrika që helmon tokën/ Lushnje, shkarkon mbetjet e peshkut në ujët e kanalit pranë banesave

31/08/2020 15:24

Derdhja e ujërave nga një fabrikë e përpunimit të peshkut në  Allprenaj të njësisë administrative Golem në bashkinë e Lushnjës po shkakton një ndotej të madhe mjedisore.

Ujërat që dalin pas proceseve të përpunimit derdhen në sipërfaqe duke shkaktuar  kundërmim të rëndë. Më të prekur janë banorët e zonës ku kanali kalon para banesave. Prej një muaji qëkur nisi punë fabrika ata thonë se nuk mbushen dot me frymë

Banorët nuk kanë marrë asnjë përgjigje për ankesat e tyre pranë njësisë administrative, bashki dhe prefekturë.

Top Channel