E rëndë në Vlorë, po rregullonte linjën e internetit, 34-vjeçari bie nga shtylla
31/08/2020 21:04
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur këtë pasdite, teksa një 34-vjeçar ka rënë nga shtylla dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Punonjës në një kompani të shpërndarjes së internetit, i riu dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. A., 34 vjeç, punonjës i një kompanie të shpërndarjes së internetit, pasi dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Top Channel