E kishte fshehur në bombola gazi, arrestohet marokeni me 50 kg drogë në Muriqan

31/08/2020 12:50
Foto ilustruese

Në pikën kufitare te Muriqanit është ndaluar një shtetas maroken me një automjet me targa italiane, ku pas kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike.

Lënda narkotike ishte modifikuar dhe vendosur në bombola gazi. Dyshohet se janë rreth 50 kg lëndë narkotike të sekuestruara.

Sipas policisë i arrestuari është R.Sh me shtetasi italian , 60 vjeç, i cili ishte në drejtimin e automjetit FIAT Nultipla. Gjatë intervistimit lindën dyshime dhe u kalua për kontroll në vijën e dytë.

Nga kontrolli i automjetit u konstatuan tre bombola gazi. Nga kontrolli i bombolave te gazit u konstatua se ato ishin të salduara në pjesën e përparme. Më pas njëra nga bombolat u shpua ku rezultoi se në të kishte dhe një bombol tjetër të futur brenda.

Policia Kufitare ka hapur bombolën ku më pas është kontrolluar me anë të endoskopit ku u dallua se kishte disa pako të mbështjella me plasmas, në të cilat kishte lëndë narkotike canabis sativa.

Top Channel