Dëmet e tërmeti/ Rama inspekton punimet në një banesë në Baldushk, Veliaj: I kemi sjellë afër rrugës e shkollave

31/08/2020 14:29

BALDUSHK- Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë vizituar banesën në ndërtim të Klementit dhe Merushes në Baldushk.

Kreu i qeverisë vuri theksin se shtëpia e re do të jetë më e mirë se ajo që kanë pasur dhe ua shkatërroi tërmeti.

Rama tha se ndërtesat e reja do të ndërtohen në afërsi të rrugës apo afër shkollave dhe qendrave shëndetësore me qëllimin që të jenë më pranë qendrave urbane, por toka do vijojë të jetë e tyre.

“Nuk do ia marrim tokën, pra toka që kanë është e tyrja, dhe i vetmi person që do e bëjnë këtë rrugë, kurse fëmijët, të moshuarit, janë afër njëri- tjetrit. Pse duhet të bëjnë të gjithë rrugë, të tjerët vazhdojnë jetën poshtë, Kështu bëjnë marrëveshje me njëri tjetrin për të vënë njerëz për të ruajtur tokën”, tha Rama.

Ndërkohë në Facebook Rama shkruan: VAZHDON PAPUSHIM PUNA PËR RINDËRTIMIN E SHTËPIVE të familjeve të prekura nga fatkeqësia e 26 nëntorit.  Po ecim me ritme të larta për të futur në shtëpi sa më shumë familje për Vitin e Ri, ndërkohë që edhe kantieret e pallateve janë në proces, diku me infrastrukturën e diku me lidhjen e kontratave për fillimin e punës. Edhe pak durim, kush u godit më keq dhe po pret të rikthehet në shtëpi, do të ketë një shtëpi më të mirë, më të bukur, më të fortë, e ne jemi këtu për të bërë atë që themi

Top Channel