Mbyllja për 3 muaj e aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së karantinës ka sjell një humbje prej 250 milion eurosh për bilancet e biznesit shqiptarë.
Unë ndodhëm në rrugë e Durrësit, shumë biznese në këtë zonë nuk i rezistuan pandemisë. Dhjetëra biznese vetëm në ketë rrugë kanë ulur qepenin përgjithmonë. Sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa, nëse mbyllja ndodh sërish kjo humbje do të dyfishohet.
Selami Xhepa, ekspert ekonomie: Kjo shifër mund të shkoj në 500 mln euro, dhe kjo shifër është e lartë për të ardhurat modeste të buxhetit të shtetit. Të cilat pastaj do të jemi të detyrueshëm t’i kompensojmë me rritje të mëtejshme të huamarrjes pra me borxh më të publik. Duke e cuar borxhin ndoshta edhe mbi 80% të prodhimit kombëtar. Gjë që pastaj do të vendoste në rrezik të gjithë parametrat e stabilitetit makro financiar të vendit.
Pandemia nuk gjunjëzoi vetëm biznesin e vogël. Për qendrat tregtare të vendit tonë, që punësojnë mijëra persona humbja e të ardhurave ka qenë edhe më e madhe.
Selami Xhepa, ekspert ekonomie: Këtu bëhet fjalë për grupe biznesesh që janë dhe shtresa më vunerabël të shoqërisë. Bëhet fjalë për mijëra familje të cilat kanë humbur burimin e tyre të jetesës. Nga kjo pikëpamje nevoja për të vazhduar mbështetjen buxhetore për këtë kategori të popullsisë mendoj qe vazhdon të jetë e lartë.
Sa do t’i duhet kompanive shqiptare që të marrin veten nga kjo goditje financiare?
Selami Xhepa, ekspert ekonomie: Thuhet dhe pritet që nga viti i ardhshëm të fillojë rikuperimi ekonomik, me gjithë atë akoma nuk e e dimë vijimësinë e gjendjes së pandemisë. Deri sa të kemi normalitet ekonomia do të vazhdojnë të ketë humbje të theksuara.
Top Channel