Një grua ka humbur jetën në një aksident të ndodhur rreth orës 12:00 në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit. Top Channel mëson se fillimisht në aksident janë përfshirë një kamion dhe një makinë, ndërsa më pas janë goditur nga një makinë e dytë.

Makinat e përfshira në aksident kanë pasur drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fillimisht drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u nisën për në spital, por fatkeqësisht njëra prej grave nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel