25/11 16:26
Tre futbollistë të skuadrës italiane Atalanta kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, njoftoi sot klubi nga Bergamo.
Emrat nuk janë njoftuar, dhe skuadra thotë se lojtarët e infektuar nuk kanë simptoma të infeksionit, dhe se ata janë në izolim.
Të tjerët vazhduan trajnimet. Bergamo ishte qyteti më i prekur në Itali në mes të pandemisë koronavirus, dhe pas ndeshjes mes Atalanta dhe Valencia në Milano, në finalen e së tetës së Ligës së Kampionëve, një nga vatrat më të mëdha të nxehta shpërtheu. Sezoni i ri i futbollit në Itali fillon më 19 shtator.
Top Channel