Këto pamje janë nga fshati Drenije në Bashkinë Patos, ku zjarri vazhdon i tillë që prej tre ditësh, duke djegur sipërfaqe të tëra pyjesh ku pjesa më e madhe ishin pisha.

Terreni kodrinor dhe zjarri i favorizuar nga era, nuk ua lehtëson aspak punën zjarrfikësve.
Megjithatë ata nuk janë të vetëm në këtë përballje.

Tashmë ka ardhur edhe një helicopter i forcave të armatosura i cili po bën shuarjen e flakëve në këtë pjesë që ju shihni në këto pamje.
Shefi i zjarrfikëses në Bashkinë Patos, Alket Halimi, tha për Top Channel, se situata është vërtetë serioze.

Terreni është i vështirë dhe për këtë aryse ky eksavator pas meje po hap një rrugë me qëllim që zjarrëfikëset të mund të hyjnë më në brendësi të pyllit.
Por edhe vet banorët e zonës, tregojnë që u angazhuan në shuarjen e flakëve.

Ende janë të paqarta shkaqet e këtij zjarri masiv që ka djegur sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve në fshatin Drenijë, që për banorët e zonës, ajo konsiderohej si mushkria e Bashkisë Patos.

Top Channel