Selenicë/ Po montonin pompën e ujit në pus, asfiksohen nga gazi (detajet e para)

30/08/2020 20:13

Rreth orës 18:00, në fshatin Romës, Selenicë, shtetasit B.Xh dhe E.I duke montuar një pompë uji në pus, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi.

Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel