“Martesë e hapur”/ Brad Pitt në një marrëdhënie me modelen e martuar, bashkëshorti i saj i jep bekimin çiftit

30/08/2020 15:47

Mediat rozë i kanë mbushur suplementet e tyre me lajmin e bujshëm për fillimin e romancës së re mes yllit të Hollywood-it, Brad Pitt dhe të dashurës së tij 29 vite më të re, modeles Nicole Poturalski.

Ish-bashkëshortja e Brad, Angelina Jolie, u shpreh e shqetësuar për këtë lidhje, më shumë sa i takon marrëdhënies së aktorit tanimë me gjashtë fëmijët e tyre, sesa për romancën e re që ai ka filluar. Ndryshe nga aktorja, bashkëshorti i Nicole-s ka dhënë bekimin e tij për këtë lidhje. Modelja 27-vjeçare ruan një marrëdhënie shumë të mirë me bashkëshortin Ronald Mary, të cilët kanë ndërtuar dhe një “martesë të hapur”.

Madje mediat pretendojnë se Brad dhe e dashura, kanë darkuar në restorantin që është në pronësi të Mary-it. Ai ka qenë katër herë i martuar më parë dhe marrëdhënia e së shoqes me Brad Pitt nuk duket se e shqetëson dhe aq.

“Ai ka qenë i martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë, është njeri shumë pozitiv dhe aspak xheloz. Ata janë ende të martuar dhe duhen, por marrëdhënia e tyre është e hapur”, citohet të ketë thënë për mediat një mik i Mary-it.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA