Kampioni shqiptar i Formula 3, Lirim Zendeli garon nën flamurin gjerman

30/08/2020 01:25

Një pilot shqiptar shkruan emrin e tij në historinë e automobilizmit. Bëhet fjalë për Lirim Zendelin që në pista garon nën flamurin gjerman i cili regjistroi fitoren e tij të parë në kampionatin Botëror të Formula 3 teksa triumfoi në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës. Zendeli 20 vjeçar që garon me skuadrën e Charouz Racing System e nisi këtë garë nga Pole Position për ta dominuar plotësisht duke e kaluar vijën e finishit i distancuar 4.7 sekonda nga Pourchaire në vendin e sdytë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit David Beckmann.

Zendeli ishte protagonist edhe në Çmimin e Madh të Silverstone në Britaninë e madhe kur e humbi garën vetëm në xhiron e fundit teksa u parakalua nga Bent Viscaal, një situatë të cilën ai ia doli të mos e përsërisë në pistën belge të SPA.

‘Ishtë vërtet një fundjavë shumë e mirë me Pole Position dhe 1 fitore- u shpreh Zendeli pas garës-skuadra bëri një punë shumë të mirë. më vunë në dispozicion një makinë që të fitoja Pole Positon e më pas për të fituar garën’.

Lirim Zendeli pas pikëve të marra në garën e Belgjikës e sheh veten në vendin e 7 në renditjen e përgjishme me 69 pikë ndërkohë që në krye të saj është Piastri me 140 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA