Banorët e lagjes 18 Tetori në Lushnje janë të shqetësuar për fushën e grumbullimit të mbetjeve në këtë qytet e cila ndodhet pranë banesave të tyre.

Banorët shprehen se çdo ditë përballen me kete ndotje e cila në këto ditë vere ndihet më shumë. Mbeturina të të gjitha llojeve që nga ato plastikembetje te bagëtive të therur dhe inerteve të rrezikshme gjen në këto pirgje

Top Channel kerkoi sqarim për situatën në bashkinë e Lushnjes e cila duhet ta zgjidhë këtë problem. Sipas drejtorit të shërbimeve Ergest Krakulli kjo situatë është rënduar me kalimin e viteve pasi vend grumbullimi funksion që prej vitit 1989 kur në Lushnje nuk ka patur me shume se 30 mijë banorë dhe në zonë nuk ka patur asnjë shtëpi.

Megjithatë gjendja në terren nuk ka nevojë për koment dhe përvec banorëve që vuajnë pasojat cdo ditë, nuk duket ndonjë punëtor i bashkisë.

Top Channel