Harry Maguire në qeli/ U kap nga agjentë të infiltruar

30/08/2020 20:50

Ishulli i Mikonos është një parajsë për njerëzit që duan festat e duan pushime luksoze në plazhet më të bukura, e si rrjedhojë tërheq pashmangshmërisht edhe trafikantët e drogës, të armëve apo krerët e rrjeteve më të njohura kriminale si motiv për të fituar para’.

Oficerët që arrestuan futbollistin anglez Harry Maguire kishin pikërisht në fokus krimin e organizuar, dhe nuk mendonin se në rrjetën e tyre do të binte mbrojtësi më i shtrenjtë në planet.

Futbollisti i kombëtares angleze u arrestua pasi sulmoi disa policë grekë në Mikonos, e më pas tentoi t’i blinte duke i ofruar rryshfet, ndërsa insistoi se disa shqiptarë droguan motrën e tij, diçka e hedhur poshtë edhe nga vetë motra e lojtarit.

Oficerët e infiltruar kishin zbarkuar këtë verë në ishullin e njohur turistik për të goditur tregtinë e drogës dhe janë trajnuar posaçërisht në anti-korrupsion dhe ryshfet, një akuzë e ngritur ndaj 27-vjeçarit që as nuk ka denjuar të kërkojë falje as për akuzat as për dhunën ndaj policisë.
Në një intervistë shpërthyese të BBC, Maguire pretendoi se ai mendonte se po rrëmbehej nga policia e rreme në Mykonos dhe u përpoq të ikte ‘nga frika për jetën e tij’.

Ishulli është një destinacion i njohur turistik dhe tërheq më shumë se tre milion njerëz çdo vit. Por gjithashtu sjell banda të krimit të organizuar që ofrojnë drogë dhe prostituta.

Skuadra ligjore e Meguajër ka apeluar dënimin 21 mujor me burg dhe do formalizojë çështjen në gjykatën e Siros, ku u dha vendimi. Por fakt mbetet insistimi i prokurorisë për të lënë jashtë shqiptarët, duke e cilësuar një mashtrim dhe hedhje faji, atë që lojtari anglez ka bërë me dëshminë e tij kontroverse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA