Flota në miniaturë/ Mekaniku i bazës së Kuçovës që punon maketet e avionëve dhe anijeve

30/08/2020 20:04

Që në moshën 18 vjeçare Vangjel Kolemarka ka nisur të punojë si mekanik në bazën ajrore ushtarake të Kuçovës. Për shumë vite ai është kujdesur për çdo avion që ngrihej në ajër nga kjo bazë, dhe kur avionët nuk ngriheshin më në qiell për Vangjelin nuk kishte më avionë për të riparuar, ai zbuloi një talent të fshehur.

Ai vendosi maketet e të gjithë bazës ushtarake të Kuçovës që nga avionet e parë mig të cilët u përdorën nga ushtria shqiptare e deri te tanket, topat, helikopterët e fundit që janë në përdorim. Avionin e diktatorit Enver Hoxha apo dhe helikopterin ku u rrëzua ish deputeti Gramoz Pashko.

Vangjeli punon me dorë dhe materiale të rickliueshme duke përdorur fantazinë. Veç ekspozitës së mjeteve luftarake ajrore në Rinas, Vangjeli ka krijuar punime të flotës detare shqiptare të cilat janë të reklamuara në një ekspozitë në portin e Durrësit.

Por ai nuk ndalet me kaq .Vitin e ardhshëm është 70 vjetori i ushtrise shqiptare dhe Vangjeli thotë se po përgatit diçka të paharrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA