Britanikja “The Sun” shkruan në të përditshmen e saj se mbrojtësin Harry Maguire e kanë arrestuar në ishullin grek Mikonos, policët e specializuar për krimin e organizuar dhe antikorrupsion.
Sipas medias prestigjioze, detektivët ndodheshin në ishull për të monitoruar tregtinë e drogës. Ata e kanë zënë yllin e United-it në befasi, pasi ishin të veshur si civilë dhe jo me uniformë policie, e sipas një burimi, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori u frikësua jo pak nga reagimi i tyre.
Sakaq, Harry u akuzua nga një gjykatë greke për ryshfet dhe korrupsion, si edhe për sulmin ndaj një polici. Ai u dënua me 21 muaj e 10 ditë burg, një dënim ky që është lënë pezull. Ai u kthye në kryefjalën e mediave ndërkombëtare ditët e fundit, pasi sajoi një histori sikur motrës së tij, Daisy, i kanë injektuar drogë në pije dy shqiptarë.
Megjithatë këto pretendime rezultuan të pavërteta nga gjykata greke dhe analistë të shumtë e kanë akuzuar mbrojtësin anglez si një mashtrues shumë të madh.
Top Channel