Studentët, vazhdojnë “mësimin”/ Ende nuk është mbyllur viti i kaluar. S’ka njoftim për vitin e ri

29/08/2020 12:18

Studentët nuk kanë mbyllur ende vitin akademik 2019-2020, ndërsa ende nuk dinë datën e nisjes së vitit të ri akademik.

Pas mbylljes së sezonit të provimeve studentët e viteve të 3 tani më janë studentët e viteve të dyta dhe të para që janë rikthyer në auditore për të bërë përsëritjen e leksioneve deri në shtator e më pas brenda tetorit duhet të përfundojnë sezonin e provimeve.

Fakulteti nuk ka mbyllur dyert. Duke ofruar konsultime e më pas provime. Ndërsa viti i ri akademik nuk dihet kur fillon por jam i mendimit që të ketë një kombinim mesimi online dhe në auditore.

Megjithatë, jo të gjithë drejtuesit e fakulteteve kane zgjedhur të realizojnë orë konsultimesh për studentët. Disa do të zhvillojnë provime menjëherë.

Kristi Gongo

Top Channel