‘Në fshat më e lumtur se në qytet”/ Një ditë nga jeta e një gruaje “të fortë” dibrane

29/08/2020 12:29

Në fshatin Rabdisht të Peshkopisë, pikërisht në shtëpinë e zonjës Festime Shahini ndodhej gazetarja e Top Channel.

-Çfarë sfidash ka një grua në fshat, si nis dita jote?

F.SHAHINI: Dita ime pasi zgjohem në mëngjes duhet të bëjmë punët e shtëpisë, duhet të shkojmë tek lopa, kopshti, ara.
-Ti ke dhe bujtinë bën gjithë punët që kërkohen aty, le të themi një shtëpi e madhe. Sa orë punon në ditë?

F.SHAHINI: Pa numërim, ku dihen orët e gruas.

-Pyetja që ka një grua cdo ditë është cfarë do të bëjë për drekë?

F.SHAHINI: E vertetë. ne sot do të bëjmë jufka.

-Jufka dibrane si bëhen, pse janë kaq shumë të njohura?

F.SHAHINI: Jufkat dibrane bëhen me vezë, qumësht miell.

– Ti këto i ke bërë vetë?

F.SHAHINI: Po, po i bëj vetë. Tani për sa kohë zihen jufkat do të shkojmë tek kopështi të arrim perimet që na duhen për sallatë.

– Kopështin e kemi këtu afër.Po në arë cfarë mbjell?

F.SHAHINI: Në arë kemi fasule dhe misër, patate.

-Cfarë arome të mrekullueshme mban ky kopështi. ja pra u bë dhe sallata bio, tani do shkojmë ta përgatisim.

F.SHAHINI: Eh punët e gruas nuk mbarojnë tani do të shkojmë të ushqejmë lopën, vicin dhe kalin.
-Lopën ku e kullot?

F.SHAHINI: e mabjmë regjim stallor pasi nuk kemi kohë ta kullosim.

-Po kalin përse e mban?

F.SHAHINI: E duam të bëjmë drutë në mal, të marim ushqimin e lopës, por edhe të cojmë turistët në Gram.

F.SHAHINI: Tani radhën e ka kopështi për ta ujitur, dhe do të nxjerrim fasulet për dimër. Ja shiko si pastrohem i fusim në tepsi dhe hidhet fasulja, më pas kapet korr më korr

– Si është jeta jote krahasuar me zonjat nga qytetit?

F.SHAHINI:Po jeta më e kenaqur është spse ne kemi shtëpinë private. Ushqehem bio dhe uji është më i mirë, ajëri i pastër.

– Do ta ndërroje fshatin me qytetin?

F.SHAHINI: Me këtë vend që kam këtu, jo.

– Kur është periudha që pushon një grua nga shati?

F.SHAHINI: Në dimër, pasi atëherë bie deborë dhe mbeten vec punët e shtëpisë për tu bërë.

– Ju jeni e vetmja bujtinë këtu në fshat turistët kryesisht nga i keni?

F.SHAHINI: Nga amerika, nga naglia. Tani vijnë dh eduhet tu rrish në gadishmëri për cdo gjë.Është përgjegjësi e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA