Protesta në Athinë në kujtim të 52-vjetorit të rënies së juntës ushtarake, 11 të arrestuar Albert Mahmutaj, nënkampion bote në kickboks ne vitin 2005, prej 15 vitesh nuk ka marrë asnjë shpërblimin nga shteti.
Ne kampionatin botëror te kickboksit qe u zhvillua ne Tokio te Japonisë, ku morën pjesë sportistë nga 80 shtete, ai ishte i vetmi shqiptar qe mbrojti ngjyrat e flamurit kuq e zi dhe u vlerësua me medaljen e nënkampionit te botës.
Ndërkohë ne vitin 2003, Alberti ka zënë vendin e tretë ne kampionatin botëror te kickboksit qe u zhvillua ne Greqi. Sipas tij shpërblimi i përcaktuar nga shteti shqiptar ishte 60 milionë lekë te vjetra, te cilat gjithashtu nuk i ka marrë. Ndonëse ka patur disa oferta për te përfaqësuar shtetet fqinje ne sportin e kickboksit, Alberti ka garuar gjithmonë për flamurin kombëtar. Ai ndihet i zhgënjyer pasi kushtet ekonomike familjare te nënkampionit te botës ne kickboks janë te vështira.
Nënkampioni i botës kërkon shpërblim nga shteti për kontributin qe ka dhënë ne sportin shqiptar ne me shumë se 20 vite.
Top Channel