Fund gushti dhe ende fluks pushuesish nga Kosova për në bregdetin shqiptar, radhë të gjata në Durrës

29/08/2020 12:42

Fundjava e fundit e muajit Gusht 2020 ka shënuar një fluks të madh automjetesh drejt qytetit bregdetar të Durrësit, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Automjetet janë të shumta, nga vendi, Rajoni, Kosova e Maqedonia. Trafiku në orët e paradites ka ardhur duke u rënduar, sidomos në rrugët inter urbane dytësore, Plepa e Golem, ku dhe janë shkaktuar radhë të gjata makinash.

Duhet thënë se Treni i linjës Elbasan-Durrës ka patur pasagjer të cilët kanë preferuar të vijnë në bregdetin e Durrësit.

Sot në të gjithë vijën bregdetare ka patur shumë pushues, në zonën e Shkëmbit të Kavajës ne ndaluam dhe intervistuam disa nga pushuesit nga Kosova e Maqedonia. Ata ishin të kënaqur me kushtet.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur.

Top Channel