Një 37-vjeçar, i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi ushtarak është ndaluar në Tiranë për vrasje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi Dorian Latollari, 61 vjeç ishte gjetur pa shenja jete, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kështu u bë kapja e autorit të dyshuar, shtetasit Fatmir Demiri, 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se për disa konflikte të mëparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Dorian Latollari.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel