Gjirokastër- Një 55-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se ka tentuar që të godasë me thikë një person.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Th., 55 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër(me probleme të shëndetit mendor).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e djeshme ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. H., 74 vjeç, banues në Picar, duke i shkaktuar dëmtime në trup, si dhe ka tentuar ta godasi me mjet mprehës (thikë) por fal ndërhyrjes së të birit autori është larguar.

Menjëherë pas njoftimit kanë shkuar shërbimet e   Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e 55 – vjeçarit F. Th.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti mprehës (thika).

Materialet në ngarkim të shtetasit F. Th. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel