Sherr për pastrimin e një ure/ Babë e birë shpallen në kërkim pas rrahën administratorin në Lazarat

28/08/2020 13:09

I. B. dhe R. B. (babe dhe bir) janë shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës për shkak se kanë goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit M.B, Administrator i Njësisë Administrative Lazarat, pas një debati për pastrimin e urës në Lazarat.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.


Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë shpalljen në kërkim për shtetasit I. B. dhe R. B. (bab dhe bir), pasi këta shtetas goditur me grushta ne pjesë të ndryshme të trupit shtetasin M. B., administrator i Njësisë Administrative Lazarat, pas një debati për pastrimin e urës në Lazarat.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”.

Top Channel