Fibank Albania – Vijueshmëri e rezultateve pozitive financiare edhe për gjysmën e parë të vitit 2020

28/08/2020 11:57

Rezultatet pozitive të Fibank Albania vijojnë edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2020. Sipas të dhënave të sistemit bankar për 6 mujorin e parë të vitit 2020, treguesit e ecurisë së bankës kanë ndjekur trendin pozitiv të viteve të fundit.

Rezultatet e Fibank Albania shënuan RoA- nëdhe RoE – në e dytë më të lartë ne sistemin bankar, duke konsoliduar pozicionin e saj si banka me rritjen më të shpejtë në Shqipëri gjatë 3-4 viteve të fundit.

Megjithë situatën e krijuar nga pandemia, Fibank tregoi rritje në të gjithë treguesit kryesorë gjatë gjysmës së parë të vitit, me një normë rritjeje më të lartë se mesatarja e sistemit bankar. Fibank ishte ndër 3 bankat e para në rritjen e aktiveve, kredive dhe depozitave. Totali i aktiveve u rrit me 4% gjatë këtyre 6 muajve, duke u renditur e treta si rritje në sistem. Fibank Albania ishte ndër të paktat banka në Shqipëri që shënoi rritje të portofolit të saj të kredive, me gati 10%. Si kreditë për biznesin ashtu edhe ato për individët u rritën me pothuajse të njëjtin ritëm dhe shënuan rritjen e dytë më të lartë në sistem.

Për më tepër, si pjesë e grupit më të madh bankar bullgar, Fibank pritet që të përfitojë shumë në të ardhmen nga anëtarësimi i Bullgarisë në Unionin Evropian të Bankave, gjë që u realizua kohët e fundit. Të qenit pjesë e Klubit Elitë të bankave kryesore të BE-së, do të ndihmojë Fibank në forcimin e pozicionit të saj dhe në zbatimin e praktikave më të mira të industrisë për të kontribuar edhe më shumë për zhvillimin e ekonomisë, biznesit dhe mirëqenien e individit në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA