“Gjatë 24 orëve të fundit, 132 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”. Kështu shkruan në rrjetin e saj social “Facebook” ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Bashkangjitur këtij postimi ministrja ka postuar një foto të bluzave të bardha që ndodhen në frontin e parë të betejës me Covid.

Pritet që Ministria e Shëndetësisë të japi shifrat më të fundit përsa i përket situatës epidemiologjike në vendin tonë.

Ndërkohë, kujtojmë se, në ditën e djeshme u regjistruan 156 raste dhe 3 humbje jete, si dhe 158 të shëruar si pasojë e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon me apelin ndaj qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke respektuar masat e vendosura. Të ruhet distancimin fizik, të vendosen maskat detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, si dhe të kujdesemi për higjienën personale.

Top Channel