Skuadrat shqiptare nisin aventurën e tyre evropianë në Europa League me ndeshjet e raundit të parë kualifikues.
Kategoria Superiore ka 3 përfaqësues, Kukësi, Teuta dhe Laci. E para që do të zbresë në fushën e lojës është Teuta që në Niko Dovana të Durrësit do të presë izraelitët e Beitar. Vetë Edi Martini një ditë më parë vlerësoi skuadrën kundërshtare dhe kualitetet e saj, por Teuta luan në fushën e saj dhe do të kërkojë të shfrytëzojë këtë fakt për t’u kualifikuar. Në orën 19:00 do të luhet sfida mes Keslas dhe Laçit. Skuadra kurbinase ka bërë paraqitje të mira në shumë raste të pjesëmarrjes së saj në Europa league, madje ka mundur edhe të kalojë raundin, gjë që do të kërkojë ta bëjë edhe këtë radhë. Laci dhe Kesla janë ndeshur edhe më parë në 2015 kur skuadra azere kishte emrin Inter Baku e cila arriti të eliminojë kurbinasit në raundin e parë të Europa league falë golit të shënuar në fushë kundërshtare.
Në orën 20:00 në Air Albania Stadium, do të luhet sfida mes Kukësit dhe Slavia Sofias. skuadrën e Skënder Gegës që këtë vit ka bërë shumë ndryshime teksa i janë larguar disa prej emrave më të spikatur sezonin e kaluar, megjithatë ajo do të tentojë që të kalojë raundin me sukses. Sot në fushën e lojës në këtë raund të parë kualifikues zbret edhe Shkëndija e Tetovës që do të përballet në Azerbajxhan me skuadrën e Sumqayitn në fushën e këtij të fundit, një sfidë kjo që do të transmetohet në platformën Digitalb.
Skuadra që përfaqëson Maqedoninë e Veriut dhe që drejtohet nga Ernest Gjoka do të kërkojë që këtë radhë të shkojë sa më larg në këtë kompeticion dhe pse jo të arrijë në fazën e grupeve. Po kështu në Kosovë, Gjilani do të presë skuadrën qipriote të APOEL. Një raundin paraeliminator, Gjilani arriti të eliminojë skuadrën sanmarineze të Tre Penne duke e mundur 3-1, por ndaj APOELit e pret një përballje shumë më e vështirë. Ndeshjet e Europa League këtë sezon do të jenë pa sistemin vajtje ardhje, pra me sfida unike që do të thotë se në rast barazimi ato do të shkojnë në kohë shtesë e deri te gjuajtjet e 11 metërshave nëse do të jetë e nevojshme.
Top Channel